FOTO/ Ky është i riu që ndërroi jetë në Aeroportin e Kukësit, Hoxha: Të zbardhen rrethanat

schedule21:57 - 25 Shkurt, 2021

schedule 21:57 - 25 Shkurt, 2021

Drejtuesi politik i partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha ka publikuar foton e të riut që ndërroi jetë ditën e sotme teksa ishte duke punuar në kantierin e Aeroportit të Kukësit. Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se ndihet i trishtuar për vdekjen e aksidentale të 35-vjeçarit Meriman Gashi, duke e cilësuar këtë humbje për familjen dhe Partinë Demokratike.

Ai i shpreh ngushëllime familjarëve ndërsa shton se shpreson që sa më shpejt të zbardhen rrethanat e aksidentit.

“Ndjehem i trishtuar për vdekjen aksidentale në aeroportin e Kukësit të 35 vjeçarit Meriman Gashi nga fshati Nangë.  Ai la në pikëllim gruan me dy fëmijë të mitur tashmë jetimë, la në pikëllim prindërit dhe vllezër e motra.  Me vdekjen e Merimanit Partia Demokratike humbi anëtarin e devotshem.

Familjes Gashi i shpreh ngushellimet e mia, ndërkohë shpresoj që sa më parë të zbardhen rrethanat e aksidentit”, shkruan Hoxha.

Meriman Gashi 35 vjeç ndërroi jetë sot në kantierin e aeroportit të Kukësit, pasi e goditi kova e ekskavatorit. Xhaxhai i tij Abdullah Gashi tha për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!