EMRI/E rëndë, goditet nga kova e eskavatorit, humb jetën punëtori në aeroportin e Kukësit

schedule13:50 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:50 - 25 Shkurt, 2021

Një person ka humbur jetën këtë të enjte në Kukës si pasojë e një aksidenti në punë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kantierin e punimeve në aeroportin e Kukësit, ku dyshohet se ka humbur jetën një punonjës.

Ndër të tjera mësohet se viktimë e kësaj ngjarje të rëndë është Meriman Gashi.

Paraprakisht dyshohet se është goditur nga kova e eskavatorit.e.su./abcnews.al