FOTO/ Kush janë personat që akuzohen se rrëmbyen, vranë dhe groposen Jan Prengën

schedule11:25 - 31 Janar, 2020

schedule 11:25 - 31 Janar, 2020

Kanë dalë për herë të parë imazhet e pesë personave të arrestuar për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës më datë 17 janar.

Të gjithë ata janë aktualisht në gjykatë për të marrë masën e sigurisë për këtë akuzë të rëndë, krim i cili ka mbërthyer organet e zbatimit të ligjit që nga mesi i këtij muaji.

Të arrestuar për ngjarjen janë Leonard Hajri, babai i tij Bajram Hajri. Të dy ata janë vëllai dhe babai i Altin Hajrit, i cili akuzohet si organizatori i pengmarrjes së Jan Prengës. Të tjerë të arrestuar janë Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili, shkruan abcnews.al.

Këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti.

Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 278 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!