FOTO/ Kriza energjitike, si ngrohet Kurti me batanije

schedule08:21 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 08:21 - 16 Dhjetor, 2021

Kryeministri Albin Kurti ka ka deklaruar mbrëmë se është ngrohur me batanije, pas reduktimeve të fundit me energji elektrike.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Por, kjo nuk është hera e parë që kryeministrit ka ndjerë të ftohtin dhe është ngrohur me batanije. Më 15 tetor të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it, Kurti ishte i vetmi pjesëmarrës që ishte mbuluar me batanije pasi kishte të ftoftë.

Në disa pamje të publikuara, Kurti shihet se kishte mbështjellur pjesën e këmbëve me batanije. /GazetaExpress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!