FOTO/ Kourtney Kardashian “nuk njihet më”, bëhet bionde si rrallëherë

schedule16:52 - 29 Tetor, 2021

schedule 16:52 - 29 Tetor, 2021

Propozimi për martesë i Travis Barker për Kourtney Kardashian ishte një përrallë. Një sfond plot trëndafila dhe qirinj të ndezur, në një plazh idilik të Kalifornisë pasditen e së dielës, 17 tetor, në perëndim të diellit.

E ndërsa Kylie Jenner me të drejtë mban titullin e mbretëreshës së ndryshimeve të flokëve, qofshin ato për gjatësinë apo ngjyrën, këtë herë, Kourtney e ka bërë ndryshimin. Ajo këtë herë ka vendosur të eksperimentojë si me nuancën ashtu edhe me gjatësinë e look-ut të flokëve të saj.

Ndryshimi që bën përshtypje

Kështu, nga korniza e shkurtër shumë e freskët, e drejtë, të cilën e kishte adoptuar së fundmi, ajo debutoi me një prerje flokësh më të gjatë dhe kaçurrela. Gjatësia e saj arrinte pak mbi lartësinë e gjoksit. Por ndryshimi që padyshim bëri diferencën ishte kalimi i saj në bionde.

Pak ditë më parë ajo e kishte rregulluar këtë ndryshim në flokët e saj duke postuar në llogarinë personale në Instagram një kolazh me foto bardh e zi me Travis Barker. Kësaj radhe Kourtney ka postuar foto me ngjyra, ku duket qartë nuanca bionde platin në flokët e saj. Ndryshim mbresëlënës!

Modeli i ri i flokëve nga Kourtney Kardashian

A ju kujton diçka biondja Kourtney Kardashian, edhe nëse është paruke? Për ne, megjithatë, ky ndryshim na kthen disa vite pas. Ishte rreth vitit 2015, kur ata dolën lart e poshtë me bionden Kim Kardashian. Si ju duken Kardashians bionde? E aprovoni apo jo një “kthesë” të tillë drejt biondes, duhet ta pranoni se për një mënyrë të çuditshme, biondja e tyre shkon shumë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!