Donald Trump është duke vijuar me ritme të shpejta fushatën pak ditë pasi tha se isthe shëruar nga koronavirusi.
Ai ka dalë në takime me ndjekësit e tij duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të shumta të tyre në lidhje me atë që kaloi.
Më herët, Trump hodhi në mënyrë demonstrative maskën duke thënë se do të donte që t’i përqafontë të gjithë, pasi tani ndihej i shëruar, raporton abcnews.al.
Ndërkohë, fotografëve nuk i ka shpëtuar një detaj nga dora e Trump gjatë takimeve të tij.
Në dorën e tij të djathtë shihet një shenjë e lënë nga marrja e kurës anti-Covid në vena.
Sipas mediave amerikane, kjo tregon se Trump është trajtuar intensivisht kundër koronavirusit për të arritur në gjendjen e tanishme ku shprehet se ka kaluar çdo gjë. /abcnews.al