FOTO/ Kapën thasë me para, kështu u arrestuan “të paprekshmit” e krimit

schedule15:58 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:58 - 2 Korrik, 2020

Policia e Londrës ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër grupeve kriminale në qytet duke arrestuar mjaft personazhe të njohur të “nëntokës”.

Madje, në listën e të arrestuarve gjenden edhe personazhe që më parë njiheshin si “të paprekshëm” në botën e krimit në Londër, raporton abcnews.al.

Gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe parash që dyshohet se janë gjeneruar prej aktivitetit kriminal, kryesisht kultivimi, trafiku dhe shpërndarja e lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua pasi policia mundi të thyejë kodet e komunikimit të grupit kriminal duke zbuluar kontaktet e tyre si edhe kokat drejtuese. /abcnews.al