FOTO/ Ja si festohen Krishtlindjet në botë

schedule09:10 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 09:10 - 25 Dhjetor, 2019

Nga Australia në Amerikë, festimet që shënojnë një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë po ndodhin. Ja disa nga imazhet më të bukura nga e gjithë bota.

1.Sri Lanka

Fëmijët katolikë në Sri Lanka janë veshur si engjëj në Kishën e Shën Antonit. Të Dielën e Pashkëve, kisha u shënjestrua nga bomba vetëvrasëse – 54 njerëz u vranë këtu, dhe më shumë se 300 në të gjithë vendin.

2.Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe

Një besimtar ndez një qiri në Katedralen e Shën Jozefit. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një komunitet të gjallë katolik, së bashku me filipinasit që përbëjnë më shumë se 5% të popullsisë.

3.Hanoi, Vietnam

Një grua duke bërë fotografi jashtë Katedrales së Shën Jozefit të Shekullit 19 në kryeqytetin e Vietnamit.

4.Paris, France

Peshkopi Philippe Marsset udhëheq një meshë në mesnate në kishën e Saint Germain l’Auxerrois. Për herë të parë në më shumë se 200 vjet, Mesha e Krishtlindjes nuk u mbajt në katedralen Notre-Dame pas zjarrit shkatërrues  në Prill.

5.Nairobi, Kenya

Meshja u mbajt  në mesnatë në zonën Fort Jesus të kryeqytetit Kenyan.

6.Betlehem, Territoret Palestineze

Mesha e Mesnatës u zhvillua në qytetin e Bregut Perëndimor, ku Bibla thotë se aty lindi Jezusi.

7 Vatikan

Në meshën e tij të shtatë të Krishtëlindjes, Papa Françesku tha që Zoti e donte “madje edhe më të keqen nga ne”, një mesazh që ka të ngjarë të interpretohet si një referencë për skandalet e Kishës.

8. Australi

Vetëm në kohën e Krishtëlindjes, një murale u shfaq në Sidnej duke kritikuar kryeministrin Scott Morrison për pushimet në Havai në kohën që Australia u pushtua nga zjarret./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!