FOTO/ Interesimi i PSG-së për Yamal, talenti i Barcelonës përgjigjet në mënyrë epike

schedule07:55 - 26 Prill, 2024

schedule 07:55 - 26 Prill, 2024

Kohët e fundit është përfolur shumë nga mediat se PSG ka një interesim të lartë mbi lojtarin e talentuar spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal.

Mbappe do të largohet në përfundim të sezonit dhe gjasat janë që sulmuesi francez të transferohet te Real Madrid, kështu që PSG ka filluar të shikojë nga ekipet e tjera të mëdha për të gjetur zëvendësuesin ideal të tij. Mes emrave të pakët në këtë listë, është edhe ai i Yamal, yllit 16-vjeçar të Barcelonës që ka bërë një performancë fantastike këtë sezon me katalanasit.

Por duket se këto lajme të shumta kanë bërë që spanjolli të reagojë. Yamal ka postuar në rrjetin social “X” një foto të tijën të modifikuar me fanellën e PSG-së dhe e ka bashkangjitur vetëm me disa figura (emoji) duke qeshur me të madhe. Pra, për spanjollin, këto lajme janë qesharake pasi ai nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona./h.ll/abcnews.al