FOTO/ Incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh, dy ushtarët e FA në gjendje të mirë shëndetësore

schedule23:53 - 20 Gusht, 2022

schedule 23:53 - 20 Gusht, 2022

Gjendja e dy ushtarëve shqiptarë të cilët ishin me detyrë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë dy ushtarët shqiptarë të cilët ndërsa ishin në krye të detyrës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë pikasur tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas të dyshuar si agjentë, që po kërkonin të hynin fshehurazi në objekt.

Pasi i kanë pikasur dy ushtarët janë afruar dhe janë përleshur fizikisht, njëri nga rusët ka përdorur sprij duke i lënduar në sy.

Pas ngjarjes tre shtetasit e huaj janë arrestuar, ndërsa dy ushtarakët shqiptarë u dërguan për mjekim në Spitaklin e traumës.

Postimi i Peleshit:

Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.

Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!