Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin të premten është rritur në 1644.
Sipas vlerësimeve fillestare nga Qeveria e Unitetit Kombëtar (NUG) e opozitës së Myanmar, tërmeti me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter dëmtoi të paktën 2900 ndërtesa, 30 rrugë dhe shtatë ura.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së parashikon se numri i të vdekurve në Myanmar mund të kalojë 10,000, ndërsa dëmi ekonomik mund të jetë më i madh se GDP-ja vjetore e vendit.
/