FOTO/ I vuri flakën komisariatit të Kamzës, ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga zjarri

schedule11:59 - 28 Mars, 2022

schedule 11:59 - 28 Mars, 2022

Ky që shikoni në foton e mësipërme është 26-vjeçari Arben Mici. I riu mbeti viktimë e një zjarri të rënë në komisariatin e Kamzës, dy ditë më parë.

Burime për ABC bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se ishte vetë Arben Mici ai që i vuri zjarrin qelisë në Komisariatin e Kamzës, viktimë që u bë pikërisht vetë ai.

Së fundmi është zbardhur edhe dëshmia e një nga të plagosurve, Dilaver Idrizi i cili  është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Boja, përgjegjësi i dhomave të izolimit.

Lexo edhe: Zjarri në komisariatin e Kamzës, flet i dënuari që shpëtoi: Si më nxori nga qelia polici

Punonjësi i policisë Hajredin Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Hetimet vijojnë nga AMP, prokuroria e Tiranës dhe një ekspert i jashtëm zjarrfikës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë në orën 20: 53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fillimisht dy efektivet kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur janë telefonuar forcat zjarrfikëse. /Abcnews.al/