Kylian Mbappe ka qenë në vëmendjen e mediave ditët e fundit për shkak të ardhmes së tij ku ndodhej mes dy “zjarresh” PSG dhe Real Madrid.
Sulmuesi francez vetëm dy ditë më parë i dha fund kësaj çështje, teksa vendosi të rinovonte me skuadrën franceze, teksa “injoroi” ofertat e vazhdueshme të “Los Blancos”.
Në Spanjë nuk u prit aspak mirë vendimi i marrë nga sulmuesi francez, ndërkohë që ka pasur efekt të madh edhe te tifozët.
“El Chiringuito” i ka dhënë menjëherë bujë faktit që Mbappe në harkun e 24 orëve ka humbur gati 350 mijë ndjekës, ndërsa aktualisht ka shkuar në 600 mijë.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al