Bylis po luan për herë të parë në “Air Albania” dhe tifozët e skuadrës ballshiote po përjetojnë emocionet e stadiumit të ri kombëtar. Këta të fundit kanë hapur një banderolë në shkallët e stadiumit.
“Me naftëtarët e Ballshit“, lexohet në pankartën e tifozëve miq, të cilët solidarizohen me patriotët e tyre. Bylis po përballet me Partizanin dhe shpreson të mos dalë pa pikë nga kjo përballje, pavarësisht se ka pësuar gol që në minutën e katërt.
Skuadra e Dovedan ka një bilanc pozitiv në këtë sezon me kampionët në fuqi, teksa kanë fituar ndeshjen e zhvilluar në Ballsh (2-1) dhe kanë barazuar sfidën e fazës së parë në kryeqytet (1-1). /abcnews.al