FOTO/ Franca “digjet” nga vrasja e 17-vjeçarit, kaos në qytete

schedule10:17 - 29 Qershor, 2023

schedule 10:17 - 29 Qershor, 2023

Njerëzit kanë dalë në rrugë në qytetet anembanë Francës për vrasjen e një djali adoleshent nga policia. Videot dhe imazhet tregojnë se plaçkitjen e dyqaneve dhe djegien e makinave.

Të paktën 150 persona janë arrestuar në Francë mes përshkallëzimit të protestave pas vrasjes së 17-vjeçarit. Shtatëmbëdhjetë vjeçari Nahel u vra nga një oficer gjatë një kontrolli në Nanterre të martën.

Në Nanterre, ku u qëllua adoleshenti, policia hodhi gaz lotsjellës ndaj grupeve që gjuanin gurë dhe u dogjën kazanët dhe automjetet. Në periferi të Parisit, një autobus thuhet se u zbraz nga pasagjerët përpara se t’i vihej flaka.

Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi vrasjen e Nahelit si “të pafalshme dhe të pashpjegueshme”. Ai dhe disa ministra të qeverisë kanë bërë thirrje për qetësi. Deri më tani, ka pak shenja se po funksionon.

Ai gjithashtu ka thirrur disa nga ministrat e tij pas trazirave gjatë natës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!