FOTO/ Fitër Bajrami, momenti që tregon bashkëjetesën e besimeve fetare në vendin tonë

schedule13:00 - 21 Prill, 2023

schedule 13:00 - 21 Prill, 2023

Besimtarët myslimanë kudo në botë, kremtojnë sot një nga festat e tyre më të rëndësishme, Fitër Bajramin. Kjo festë shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku besimtarët kanë agjëruar për 30 ditë me radhë.

Mirëpo, vendi jonë ka spikatur gjithmonë për harmoninë fetare dhe kjo është treguar edhe gjatë ditës së sotme. Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu ka pritur kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale, Anastas Janullatos. Ky moment kaq njerëzor, është bërë viral në rrjet, pasi është konsideruar si një simbol i bashkëjetesës fetare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!