Të shtëna me armë u raportuan pranë fushës së golfit të ish-Presidentit Donald Trump, ku edhe ishte duke luajtur.
Fatmirësisht u raportua se Trump nuk pësoi lëndime dhe se ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe të sigurt. Ndërsa autoritetet FBI janë duket hetuar si tentativë vrasje ndaj ish-Presidentit Trump.
Në një konferencë të mbajtur për mediat autoritetet kanë dhënë detaje lidhur me ngjarjen. FBI konfirmoi se po i trajtonte të shtënat me armë në afërsi të zotit Trump si një “tentativë për vrasje”.
Gjithashtu u njoftua se bëhet fjalë edhe për një dëshmitar që ka parë autorin e dyshuar të largohet nga pemët me shpejtësi dhe se është larguar me një automjet.
Një pushkë e stilit AK-47, dy çanta shpine dhe një kamerë GoPro u gjetën nga një shkurre ku u pa i dyshuari, raportojnë mediat amerikane.
Në konferencë u zbuluan edhe imazhet e sendeve të gjetura.
/abcnews.al/