Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në ishullin e Chios në Greqi. Mediat greke raportojnë se një shqiptar rreth 26 vjeç, është gjetur i varur pranë varrezave Kalamoti në këtë qytet. Nga sa mësohet të riun e ka gjetur një gjahtar i cili ishte gjendur rastësisht aty.
Ndërkohe mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për të riun nga Fieri, Lorenc Metaj, i lindur në 1 qershor të vitit 1993.
26 vjeçari ishte zhdukur pa lënë gjurmë, në muajin korrik, ndërsa burime të pakonfirmuara, thonë se trupi i pajetë i shqiptarit, ishte i dekompozuar.
Autoritetet greke kanë ngritur hetimet për të zbuluar rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë./abcnews.al