FOTO/ Ekspozohen 100 Abetare të gjuhës shqipe, që nga ajo e Veqilharxhit

schedule12:21 - 17 Shtator, 2020

schedule 12:21 - 17 Shtator, 2020

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka hapur të mërkurën, më datë 16 shtator, ekspozitën më të re.

Bëhet fjalë për ekspozitën retrospektive “Abetaret e gjuhës shqipe 1844-1942”, e cila është çelur në hollin e Muzeut Kombëtar.

Kjo ekspozitë retrospektive sjell për publikun rreth 100 abetare që ruhen si një trashëgimi e vyer.

Nga abetarja e Naum Veqilharxhit e vitit 1844, deri në botimet e vitit 1942, duke shërbyer edhe si një kujtesë e personaliteteve dhe e figura të shquara të kombit, si: Kostandin Kristoforidhi, Anastas Kullurioti, Thoma Pano, Koto Hoxhi, Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Jani Vreto, Shefqet Daiu, Pashko Vasa, Parashqevi Qiriazi, Aleksandër Xhuvani etj. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!