FOTO/ E pazakontë: 33-vjeçari ngjitet në mal duke mbajtur një piano mbi shpinë

schedule20:36 - 27 Nëntor, 2020

schedule 20:36 - 27 Nëntor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli. Një djalosh nga Uellsi u ngjit në malin Garth, teksa në shpinë mbante një piano me peshë 180 kilogramë.

Trainer i fitnesit Max Glover mbarti këtë instrument muzikor duke u ngjitur në rrugën e gjatë 2 kilometra.

Ai e bëri këtë për të mbledhur para për organizatat bamirëse Royal Brompton dhe Harefield Hospital.

Ish-marinari 33-vjeçar nuk është i panjohur me sfida të tilla. Ndër të tjera, në vitin 2019, ai kishte tërhequr një makinë 1.7 ton me shpinën e tij.

“Unë gjithmonë kam qenë pak më ndryshe, mendoj. Mbajtja e një pianoje në një mal është diçka që unë kam dashur të bëj për vite me radhë”, tha Glover për Runner’s World UK.