Thomas Brdaric feston ditëlindjen sot dhe në Shkodër i kanë bërë një surprizë të bukur. Trajneri gjerman i Vllaznisë mbush 46 vjeç dhe një pankartë e madhe është varur në një nga rrugët e qytetit.
“Gëzuar ditëlindjen Brdaric“, lexohet në të, urim nga gjithë tifozët kuqeblu. Brdaric mori drejtimin e ekipit shkodran gushtin e kaluar dhe po bën një punë fantastike deri tani.
Vllaznia luan bukur, fiton dhe po dominon futbollin shqiptar këtë sezon. Entuziazmi në qytetin më të madh verior është në kulm dhe të gjithë besojnë te fitimi i titullit, që Vllaznisë i mungon prej vitit 2001. /abcnews.al