FOTO dhe VIDEO nga sulmi, ky është “grupi” që vrau 19 vjeçarin grek, 2 prej tyre shqiptarë

schedule23:31 - 9 Shkurt, 2022

schedule 23:31 - 9 Shkurt, 2022

Këto janë 11 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 19 vjeçarit grek Alkis Kampanos, javën e kaluar në Selanik. Mes tyre janë dy shqiptarë, një 23-vjeçar tashmë i arrestuar, dhe një 20 vjeçar i cili dyshohet se është arratisur drejt Shqipërisë dhe është fshehur në Korçë. Për këtë të fundit është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Mediat greke gjithashtu kanë publikuar video nga momenti i sulmit. Autorët mbërrijnë në vendngjarje me tre makina, përleshen me Alkis dhe miqtë e tij duke e vrarë 19-vjeçarin dhe plagosur dy të tjerët. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se gjithçka ka ndodhur në harkun e 80 sekondave.

 

I pari që ra në prangat e policisë është 23-vjeçari shqiptar. Ai u kap 24 orë pas vrasjes, ndërsa pak ditë më pas u arrestuan tetë persona të tjerë. Ditën e djeshme është dorëzuar në polici 25-vjeçari “Athinas”.

Lexo edhe: E plotë/ Dëshmia e shqiptarit të arrestuar për vrasjen e grekut: Nuk kam gisht, si ndodhi ngjarja

Nga 11, ata që duket se janë përfshirë në hetime janë katër, për të cilët deri më tani janë mbledhur pjesa më e madhe e të dhënave, ndërsa për pjesën tjetër priten detaje.

drepani1
drepani2
drepani3
drepani4

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!