Breshëri plumbash ndaj Admir Bajrit në Shkodër, kjo është makina që u përdor nga autorët

schedule10:07 - 10 Mars, 2022

schedule 10:07 - 10 Mars, 2022

Kjo është makina që raportohet se është përdorur nga autorët për atentatin e kryer ndaj Admir Bajrit mbrëmjen e kaluar në Shkodër.  Makina është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi.

Bajri u qëllua me breshëri arme automatike mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa ishte në makinë bashkë me mamanë e tij. Burime për Abc bëjnë me dije se 38 vjeçari është nga fisi i Bajrajve. Autorët e kanë ruajtur 38 vjeçarin, të cilin e kanë qëlluar sapo ka ndalur makinën e tij tip “Benz” para një supermarketi.

38 vjeçari i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në momentin që ndodhi atentati ai ishte me nënën e tij.  Kjo e fundit, fatmirësisht nuk ka marrë plagë. Ndërkohë autorët pasi e qëlluan me breshëri automatiku, u larguan në drejtim të paditur. Ndërkohë policia ende nuk ka asnjë të dhënë se përse ka ndodhur plagosja.

Lexo edhe: Atentati në Shkodër, 33 vjeçari u qëllua me breshëri, në makinë me të ishte edhe e ëma

Uniformat Blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë  në zonën ku ndodhi atentatin si dhe kanë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve. Fisi i Bajrajve u bë i njohur për drejtësinë në 2018 pas arrestimeve në kuadër të operacionit “Oaz”. Të arrestuarit e atëhershëm akuzoheshin për vrasje, kanosje, gjobëvënie, baste të paligjshme dhe shumë të tjera. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!