FOTO/ Atentati në Vlorë, policia jep detaje: Autorët kanë djegur automjetin, zgjerohet perimetri i sigurisë

schedule23:28 - 7 Janar, 2024

schedule 23:28 - 7 Janar, 2024

Policia e Vlorës ka reaguar sërish për vrasjen në Vlorë. Autoritetet njoftojnë se autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje, kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar.

Ndërkohë theksohet se është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Viktimë e atentatit mbeti 23-vjeçari, Gëzim Sinomati.

REAGIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion shtesë

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Gezim Sinomati.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMË”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!