Ndërkohë që jemi duke pritur të gjithë sesi do të shndërrohet Kim Kardashian për Halloween, motra e saj Kylie Jenner na tregoi veshjen e dytë seksi dhe aspak të frikshme.
Dy ditë më parë Kylie u shndërrua në një lepurushe seksi për festën e Halloween-it që organizoi shoqja e saj Stassie.
Por sot ajo ka publikuar disa foto me një tjetër kostum! Kylie është shndërruar në Ariel dhe duket shumë tërheqëse me paruken e kuqe.
Një fund me luspa si bishti i sirenës së famshme dhe një palë reçipeta në formë guaskash, e kanë transformuar Kylie-n si një sirenë të vërtetë dhe shumë seksi.
“Arieli u rrit”, shkruan Kylie në përshkrimin e fotos!