Foto/ Aksidentohen 3 të rinj, makina rrokulliset disa herë në fushë

schedule11:39 - 16 Prill, 2018

schedule 11:39 - 16 Prill, 2018

Tre të rinj, dy italianë dhe një shqiptar u përfshinë në një aksident automobilistik mbrëmjen e së dielës në Torino të Italisë.

Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, ata udhëtonin me një makinë Ford Fiesta në autostradën A5, në drejtim të Torinos kur mjeti doli nga rruga, rreth orës 21:00.

Makina e tyre u rrokullis për rreth 100 metra në fushë përpara se të ndalonte, duke u shkatërruar thuajse tërësisht.

Fatmirësisht të tre të rinjtë, të moshës 24, 22 dhe 25 vjeç, të cilët jetonin në Pont-San-Martin, janë jashtë rrezikut për jetën.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa dinamika e këtij aksidenti po hetohet nga policia rrugore e Torinos.

/tvklan.al