Foshnja dymuajshe me koronavirus, e para e kësaj moshe që shtrohet tek Infektivi

schedule10:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 10:58 - 3 Korrik, 2020

Mes personave që po marrin kujdes shëndetësor tek Infektivi është edhe një foshnjë dymuajshe bashkë me nënën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në përditësimin ditor.

Duke folur për mediat, shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik, Gjeorgjina Kuli është shprehur se që nga marsi e deri më tani, kjo është foshnja e parë që shtrohet në spital.

Po ashtu njoftohet së fëmija e ka marrë virusin nga nëna.

Lexo edhe: 3 të vdekur, 90 raste të reja: Ku janë të prekurit

Kuli u shpreh: “Parmbrëmë është hospitalizuar një bebe 2 muaj, Covid pozitiv. Infeksionin e ka marrë nga nëna. Të dy po mbahen në Infektivin Pediatrik. Deri tani gjendja është e stabilizuar. Nuk kanë pasur temperaturë të lartë që të dy.”

Kuli deklaroi po ashtu se rreth 110 fëmijë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 që nga marsi. Sipas saj, asnjë prej tyre nuk është shtruar në spital. 25% e fëmijëve të prekur janë aktualisht aktivë ndërsa pjesa tjetër janë negativizuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!