Foshnja 4-muajshe në intubim, çfarë i gjeti policia babait shqiptar, pritet të arrestohet edhe nëna

schedule21:06 - 25 Shtator, 2022

schedule 21:06 - 25 Shtator, 2022

Foshnja 4 muajshe nga Messinia ndodhet e shtruar në gjendje shumë kritike, e intubuar në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia” në Athinë. Analizat dhe një skanim treguan se ai ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin.

Sipas mediave greke, gjithçka ndodhi pasditen e së shtunës, kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë, në spitalin e Kyparissia pasi fëmija pati konvulsione, prej andej u transferua në spitalin e Kalamatës mbrëmjen e djeshme.

Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e dridhjeve dhe kishte të nxira në trup.

Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por pak më vonë është arrestuar nga autoritetet, ndërsa pritet të arrestohet edhe nëna e tij.

Ai aktualisht po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Mesinisë, pasi ndaj tij është ngritur dosje për vrasje të mbetur në tentativë dhe dhunë në familje, ndërsa nesër paradite pritet të paraqitet në prokurorinë publike të Qiparisisë. Njëkohësisht, në banesën e tij, sipas policisë, iu gjet një bimë kanabis, një pistoletë dhe gëzhoja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!