Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në Greqi në forumin ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, është shprehur se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë tanimë janë në pikun e tyre.
Rama po ashtu u shpreh se marrëdhëniet mes popujve janë shumë të mira, aq sa politikanët duhet të përshtaten dhe të mos bëhen pengesë.
“Mendoj që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në pikun e tyre. Ne po punojmë shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Ekziston fryma që gjithësesi marrëdhëniet mes popujve janë kaq të mira sa politikanët duhet të përshtaten. Pra mos pengojnë ose të bëhen pengesë” tha Rama.
Më pas kryeministri theksoi se fusha ku duhet të ketë përmirësim është ajo ekonomike. Rama bëri me dije se shpejti pritet krijimi i një dhome tregtare, që është një hap i madh dhe shumë i rëndësishëm.
Rama u shpreh se po punohet edhe në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Greqia ka qenë edhe një mbështetje shumë e fortë për ne në lidhje me negociatat me BE, për ne dhe Maqedoninë.
Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, presim krijimin e një dhome ekonomike. Mendoj që është hap i madh dhe i rëndësishëm.
E vërteta është që volumi tregar me Greqinë është shumë i ulët se ç’duhet të ishte. Po punojmë po ashtu edhe për energjinë.
Po punojmë për mbrojtjen e lumit Vjosa. Qeveria greke ka shfaqur gatishmërinë e saj për të punuar me ne.
Niveli tregtar mes nesh është më i ulët se Cristiano Ronaldo. Të gjitha fushat e tregtisë mund të zgjerohen.
Nuk është frymëzuese që të shikosh volumin e investimeve greke ndër vite dhe besoj se ka një potencial shumë të madh” tha Rama.r.t/abcnews.al