“Forumi Ekonomik gur kilometrik për rrugëtimin në BE”, Yzeiraj: Shqipëria vend i sigurt për të investuar

schedule20:17 - 23 Maj, 2025

schedule 20:17 - 23 Maj, 2025

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj, e ka vlerësuar Forumin Ekonomik të zhvilluar një ditë më parë si një moment kyç në përpjekjet e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja dhe për të forcuar pozitën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollari” në ABC News, Yzeiraj theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur atë një sinjal të fortë për investitorët ndërkombëtarë.

“Në fakt formonin doja që të shikoja në kuadër të samitit të ndodhi një ditë më parë. Forumi ishte një element shtesë për të siguruar investitorë të huaj për investime në ekonominë shqiptare. Patjetër që forumin nuk diskutoi vetëm çështjen që kanë të bëjnë me ekonominë shqiptare sepse ishte një forum ndërkombëtar. Gati 90% e pjesëmarrësve ishin të huaj,” deklaroi Yzeiraj.

Ai shtoi se përveç çështjeve ekonomike, forumi trajtoi edhe tema me rëndësi strategjike për Europën. “Pati dhe një fjalë nga kryeministri i Italisë, për nevojën që ka Europa për të ndryshuar kurs, për një sërë sektorësh strategjikë,” tha ai.

Për Shqipërinë, tha Yzeiraj, ky forum shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit europian.

“Po për sa na përket ne ishte një gur kilometrik tjetër, që u thoshte investitorëve të huaj që vendi ynë është futur në një rrugëtim. Në rrugëtimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, dhe si i tillë është një vend i siguritë për të investuar me një ekonomi të qëndrueshme dhe në një farë mënyrë bën një kartëvizitë në të gjithë ekonominë e botës se Shqipëria është një vend i hapur dhe mikëpret këdo që kërkon që të investojë këtu,” përfundoi zëvendësministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!