Barcelona kërkon të afrojë edhe një tjetër qendërmbrojtës dhe në listën e tyre të objektivave është edhe Jules Kounde.
Katalanasit kanë ofruar 23 milionë euro për ta huazuar qendërmbrojtësin dhe në marrëveshje ka një klauzolë që e detyron Barçën ta blejë për 40 milionë euro.
Sevilla e ka pëlqyer këtë formulë, pasi Bordeaux do të përfitojë vetëm 20% nga 40 milionë eurot dhe asnjë cent nga pagesa për huazimin.
Francezët do të merrnin vetëm 8 milionë euro nga transferimi i Kounde, shifër që duhet të ishte 12.6 milionë euro. / abcnews.al