Me problematika të ndryshme ka nisur ky vit shkollor. Kjo për shkak se për të plotësuar nevojën e distancimit social prej Covid-19, disa prej nxënësve janë vendosur në klasa të ndryshme të hapura rishtas.
Një prind thotë se nuk e di kush është mësuesi i fëmijës së tij, ndërsa formularin e autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë e quan idiotësi.
“Sot është çorganizimi i organizuar. Nuk dimë kush është mësuesi. Turnet s’ia kemi idenë. Formulari është idiotësi me brirë. Më kanë thënë grupi i parë. Sot ma sorollasin në korridor”, shprehet një prind.
Ndërsa një prind përpiqet të jetë optimist, duke ia lënë mungesën e rregullit, faktit se është ende dita e parë dhe duhen edhe pak nga të mësuarit me normalitetin e ri.
“Ky është filimi pastaj të shikojmë se çfarë do bëjmë. Me rregullat kemi ecur”, thotë ai për gazetarin Maksi Rama./m.v. abcnews.al



