Formula 1/ Hamilton në histori, parakalon Schumacher me triumfin në Portugali

schedule16:37 - 25 Tetor, 2020

schedule 16:37 - 25 Tetor, 2020

Lewis Hamilton nuk ka rivalë në Formula 1 dhe ditën e sotme ka vendosur një rekord fantastik në Çmimin e Madh të Portugalisë. Britaniku i Mercedes tregoi gjithë potencialin e tij në pistën e Portimao dhe arriti fitoren numër 92 në karrierë, duke parakaluar legjendën Michael Schumacher.

Në vend të dytë u rendit makina tjetër Mercedes e Valtteri Bottas, teksa podi u kompletua nga Max Verstappen i Red Bull. Shenja jete dhe përmirësim i makinave Ferrari. Charles Leclerc e mbylli garën në vend të katërt, ndërsa Sebastian Vettel në pozicionin e dhjetë.

 

Renditja e përgjithshme për pilotë

Titulli i shtatë botëror është afër për 35-vjeçarin nga Stevenage. Hamilton kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve me 256 pikë, teksa kjo e sotmja ishte triumfi i tetë sezonal. Më pas renditen Bottas (179), Verstappen (162), Ricciardo (80) dhe Leclerc (75).

Këtë sukses ia dedikoj skuderisë dhe të gjithë punëtorëve të Mercedes, me të cilët ka qenë privilegj i madh të punoja. Do të më duhet kohë për të kuptuar atë që kam arritur sot, është diçka që ka ekzistuar në ëndrrat e mia. Nuk gjej fjalë në këto momente për të shpjeguar emocionet që po përjetoj“, deklaroi Hamilton në lidhje me rekordin e tij. /abcnews.al