Qytetaret e Kosoves votuan me 9 shkurt, por ata e kane ende te paqarte se cili do te jete ekzekutivi i ri dhe çfare do te ndodh me institucionet ne vend.
Sipas analisteve, do të ketë zvarritje në formimin e qeverisë pasi do të ketë kalkulime të shumta se si, dhe kush mund ta formojë qeverinë.
Per politologun Artan Muhaxhiri formimi i qeverisë do të marrë kohë. Ai e lë të hapur mundësinë që edhe një koalicion i gjerë mes PDK-së, LDK-së dhe AAK-Nisma, së bashku me komunitetet jo shumicë, të formojë qeverinë.
“Do të [nevojitet] kohë dhe takime të shumta. Ne i njohim liderët e partive tona dhe i njohim si funksionojnë. Do të ketë shumë kalkulime, balancime, deri sa të arrihet një harmonizim që do t’i kënaqë të gjitha palët. Kjo do të marrë kohë por gjithsesi edhe për faktin se tash ekziston një bllok ‘anti LVV’, ku të gjitha partitë janë të larguara nga Lëvizja Vetëvendosje”.
Njohësi i Kushtetutës, profesori universitar Mazllum Baraliu shtron problemin e vonesave ne konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.
“Është çështje që varet nga rrethanat. Mendoj se për të krijuar një shumicë të pakicës nuk është problem, por për të krijuar një shumicë sa më të fortë i duhen, cilido koalicion që mund të qeverisë, i duhen përforcime. Ato përforcime merren duke bërë koalicion me ndonjë parti, ani pse ata kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në dhe LVV-ja me ata”.
Per analistin politik Seb Bytyqi krahas LVV-së, edhe partitë e tjera do të tentojnë të formojë qeverinë. Kjo situatë, sipas tij, mund të prodhojë një ngërç që do të vonojë në formimin e ekzekutivit të ri.
“[Formimi i qeverisë nga opozita] Është e mundshme pasi i kanë numrat e mjaftueshëm, ose të bëjnë qeverinë me 20 deputetët e pakicave, ose ndoshta vetëm me pakicat jo serbe. Pra, dy partitë e vogla me një numër që i kanë gjashtë, shtatë deputetë, AAK-Nisma, po ashtu edhe Lista Serbe, këto dy mund t’i ndihmojnë koalicionit të ardhshëm për të formuar qeverinë. Nëse AAK-ja në asnjë mënyrë nuk shkon me Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë kjo parti mund të zgjedh Listën Serbe. Por, nëse s’ka asnjë apetit në LVV për të bërë marrëveshje me Listën Serbe, atëherë rruga tjetër është për të shkuar në opozitë. Mirëpo, nëse bën ndonjë marrëveshje me LDK-në ose PDK-në për pozitën e presidentit dhe të futet në koalicion qeverisës ajo parti me idenë që merr pozitën e presidentit, dhe ajo është e mundur”, thekson Bytyçi.
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, ndërsa komunitetet jo shumicë kanë 20 ulëse të rezervuara, shtuar ketu edhe rezultatet qe mund te prodhoj vota e diaspores./abcnews.al