Në më pak se 1 orë, në “Old Trafford” do të startojë sfida e dytë e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të UEFA Europa League, mes Manchester United dhe Barcelona.
Përballë “katalanasve”, tekniku hollandez Erik ten Hag ka zgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar spanjolli De Gea. Në mbrojtje Wan-Bissaka, Varana, Martinez dhe Luke Shaw. Përpara mbrojtjes janë vendosur Casemiro dhe Fred, ndërsa të shtyrë më afër sulmit janë Bruno Fernandez, Weghorst dhe Jadon Sancho, të cilët do të jenë në mbështetje të njeriut të “momentit”, Marcus Rashford.
Në krahun tjetër tekniku Xavi, i cili vuan mungesat e Gavit dhe Pedrit ka menduar të bëjë disa ndryshime të çuditshme në formacion. Në portë është pozicionuar Ter Stegen e para tij Balde, Christensen, Araujo dhe Kounde. Mesfusha tepër defensive me Kessie, Busquets dhe de Jong, ndërsa sulmi i është besuar treshes Raphinha, Robert Leëandoëski dhe çuditërisht mesfushorit me tipare mbrojtës, Sergi Roberto. /i.m /abcnews.al
FORMCAIONET ZYRTARE: