Formacionet zytare: Josa dhe Memelli zgjedhin “luftëtarët”, ja si rreshtohen skuadrat

schedule13:24 - 30 Tetor, 2021

schedule 13:24 - 30 Tetor, 2021

Laçi-Skëndërbeu është përballja e parë e ditës së sotme, që zhvillohet në orën 13:45, në stadiumin e Laçit.

Një duel i veçantë ky për trajnerin Mirel Josa, që debuton sot kundër ish-ekipit të tij, ku u shpall 4 herë kampion rresht.

Laçi pas fitores me Egnatian do kërkojë vazhdimësinë, për të nisur gjithashtu me këmbë të mbarë edhe tekniku Josa.

Nga krahu tjetër skuadra e korçarëve do të kërkojë fitoren e parë në këtë sezon, me skuadrën e Migen Memellit që do të duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë të rëndësishëm.

Kapiteni i skuadrës Vangjel Zguro nuk do të jetë gati për sfidën e sotme, shkak një shqetësim në kavilje, ndërsa Berisha është lojtari i pezulluar për shkaqe disiplinore.

Të dy trajnerët kanë menduar edhe lojtarët që priten t’iu besohet sfida e sotme.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani – Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Zylfiji, Guindo, Mazrekaj.   Trajner: Mirel Josa

Skëndërbeu: Rexhepi – Meksi, Vitija, Dumfur, Sadriu, Vrapi, Viktor, Mara, Moraes, Bismark, Mensah.    Trajner: Migen Memelli /f.a/abcnews.al