Formacionet zyrtare Torino-Napoli: “Të kaltrit” nuk tolerojnë, përballë “demave” të gjithë në fushë

schedule14:12 - 19 Mars, 2023

schedule 14:12 - 19 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë në “Stadio Olimpico” të Torinos, “demat” vendas do të presin “hirushen” e Evropës, Napolin në sfidën e vlefshme për javën e 27-të, të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Për këtë përballje të vështirë tekniku i Torinos, Ivan Juric ka përzgjedhur formacionin 3-4-2-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar serbi Milinkovic-Savic. Në mbrojtje Gravillon, Shcuurs dhe Rodriguez e para tyre në mesfushë Singo, Linetty, Riçi dhe Vojvoda. Më të avancuar janë Nikola Vlasic dhe Radonjic, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Antonio Sanabria.

Në krahun tjetër, tekniku Luciano Spalletti ka vendosur të përdorë “më të mirët” e tij, teksa ka vendosur t’i rreshtojë me formacionin e zakonshëm 4-3-3. Në portë Alex Meret e para tij në mbrojtje Oliviera, Rrahman, Kim Min-Jae dhe Di Lorenzo. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Zielinski-Lobotka-Anguissa, ndërsa përgjegjësia e shënimit të golave bie mbi “shpatulla” e Victor Osimhen, Hirving Lozano dhe Kvicha Kvarataskhelia. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: