Formacionet zyrtare PSG-Lyon: Messi e Mbappe kërkojnë fitore përballë rivalëve historik të Lyon

schedule20:26 - 2 Prill, 2023

schedule 20:26 - 2 Prill, 2023

Në më pak se 30 minuta, “gjigandët” parizienë të PSG do të presin në “Parc des Princes” rivalët e Lyon, në një përballje të vlefshme për javën e 29-të e Kampionatit francez të futbgollit, Ligue 1, ku padyshim prezenca në fushë e Messi e Mbappe premton vetëm spektakël të garantuar.

Për sa i përket formacioneve tekniku Christophe Galtier ka përzgjedhur rreshtimin 3-5-2, ku në portë si zakonisht është italiani Gianluigi Donnarumma. Para tij në mbrojtje janë vendosur Danilo Pereira, Marquinhos e Bitshiabu. Në krahët e mesfushës janë Hakimi e Nuno Mendes, me Verratti, Vitinha e Renato Sanchez që mbulojnë qendrën. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes Messi-Mbappe.

Në krahun tjetër për t’i bërë ballë furisë së PSG, tekniku Laurent Blanc ka përgjedhur formacionin difensiv 5-3-2, ku në portës është vendosur portugezi Anthony Lopes. Në krahët e mbrojtjes janë Tagliafico e Kumbedi, me qendrës që i është besuar treshe Lovren-Lukeba-Diomande. “Dirigjimin” e lojës në mesfushë tekniku Blanc ja ka besuar treshes Cherki-Lepenant-Mendes, ndërsa në sulm janë vendosur Amin Sarr e Alexandre Lacazette. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!