Formacionet zyrtare Montpellier-PSG: Messi e Mbappe “të vetëm” në transfertën e Montpellier

schedule20:45 - 1 Shkurt, 2023

schedule 20:45 - 1 Shkurt, 2023

Në më pak se 30 minuta, në arenën “Stade de la Mosson”, vendasit e Montpellier presin kundërshtarin më të vështirë të Ligue 1, “magjikët” e PSG, me Messi e Mbappe që sot janë “të vetëm” në transfertë.

Për t’i bërë ballë më të mirëve të botë, tekniku Romain Pitau ka vendosur të përdorë formacionin 3-5-2. Në portë Lecomte e para tij treshja Esteve, Jullien e Kouyate. Leroy, Sacko, Chotard, Maouassa dhe Savanier mbushin mesfushën, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Mavididi-Germain.

Në krahun tjetër, Christophe Galtier ka zgjedhur sërish formacionin 4-3-3, ku si zakonisht në portë është pozicionuar italiani Gianluigi Donnarumma. Hakimi, Marquinhos, Ramos dhe Mendes plotësojnë prapavijën e “parizienëve”, me Vitinha, Pereira dhe Fabian Ruiz që duhet të shkëlqejnë sot për të siguruar një pozicion titullar. Treshja e sulmit të PSG do të plotësohet nga Carlos Soler, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, me këta të fundit që duhet të “dirigjojnë” mbrëmjen e sotme, sfidën e “kryeqytetasve”. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!