Kukësi pret Vllazninë në sfidën hapëse të fazës së dytë, me të dyja skuadrat që hynë në fushë vetëm për tre pikët.
Verilindorët po kalojnë një periudhë të mirë dhe duan të ruajnë vazhdimësinë dhe të largohen nga zona e ftohtë e renditjes.
Nga ana tjetër, shkodranët vijnë pas një fitore në transfertë me Skënderbeun dhe duan të arrijnë të njëjtën gjë për t’u futur në zonën e “Final 4”.
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Basha, Fejzaj, Da Mota, Salami, Rivas, La Torre.
Trajner: Stavri Nica
VLLAZNIA: Qarri, Beci, Juriç, Stojanoviç, Smajli, Alivoda, Krymi, Çeshmedijev, Mala, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli/ h.ll/abcnews.al