Formacionet zyrtare Barcelona-Manchester United: Lewandowski në “majë” të sulmit përballë “djajve” të Ten Hag

schedule17:41 - 16 Shkurt, 2023

schedule 17:41 - 16 Shkurt, 2023

Në orën 18:45, në stadiumin legjendar “Camp Nou”, vendasit e Barcelonës do të presin “djajtë e kuq” të Manchester United, në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e 1/16-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klubet në Evropë, UEFA Europa League.

Përballë Manchester, tekniku Xavi ka zgjedhur t’i rreshtojë djemtë e tij me formulën 4-3-3. Në portë si zakonisht gjermani Ter Stegen e para tij në mbrojtje Kounde, Araujo, Alonso dhe Jordi Alba. Mesfusha me 3 e përbërë nga yjet Pedri, Frenkie de Jong dhe Kessie do t’i vihen në ndihmë “tridentit” të sulmit, Raphinha, Gavi dhe “bomberit” polat Robert Lewandowski.

Në krahun tjetër, hollandezi Erik ten Hag ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-2-3-1 për “djajtë” e tij, ku në portë është pozicionuar spanjolli David de Gea. Në mbrojtje Malacia, Luke Shaë, Varane dhe Ëan-Bissaka do të ndihmohen nga Fred dhe Casemiro, të pozicionuar në pjesën defensive të mesfushës. Reparti ofensiv plotësohet nga Bruno Fernandes, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford, që do t’i vihen në ndihmë sulmuesit “tulipan”, Weghorst. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE: