Formacionet zyrtare, Ararat Armenia-Egnatia, “rrogozhinasit” shkruajnë historinë në Jerevan

schedule16:16 - 13 Korrik, 2023

schedule 16:16 - 13 Korrik, 2023

Pritjes i erdhi fundi dhe në më pak se 1 orë, “rrogozhinasit” e Egnatias do të zhvillojnë ndeshjen e parë në historinë e tyre, në një turne evropian, ku përballë do të kenë armenët e Ararat-Armenia, me sfidën e parë që do të zhvillohet në “Academy Stadium” të Jerevanit.

Përsa i përket formacioneve tekniku, Edlir Tetova, i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë Sherri. Në krahët e mbrojtjes janë Musta e Fangaj, me qendrën që mbulohet nga Memolla e Malota. “Drigjimi” i lojës në mesfushës i është besuar treshes Medeiros, Aleksi e Zejnulli, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kasa, Paulauskas e Dëamena.

Në krahun tjetër, teknku armen, Vardan Minasyan e ka rreshtuar ekipin e tij me po të njëjtin formacion si “rrogozhinasit” atë 4-3-3. Në portë është Ermakov e para tij Alemae, Bueno, Scheid e Hakobyan. Në mesfushë janë vendosur Castanheira, Muradyan e Ambartsumyan, ndërsa sulmi plotësohet nga Serobyan, Eza e Yenne. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!