Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Formacionet: Martini bën një lëvizje, Josa “revolucion” te Kukësi

schedule15:14 - 26 Shkurt, 2021

schedule 15:14 - 26 Shkurt, 2021

Teuta-Kukësi është ndeshja e parë e javës së 21-të në Superiore. Ky duel luhet prej orës 16:00 më stadiumin “Niko Dovana” dhe vendasit duan me çdo kusht tre pikët, për të vijuar garën për titullin kampion.

Nga ana tjetër kuksianet gjithashtu duan pikë, që të mos i shuajnë shpresat për në kupat e Europës nga kampionati. Trajnerët Edi Martini dhe Mirel Josa kanë bërë zgjedhjet e tyre, me durrsakët që kanë bërë vetëm një ndryshim në formacion.

Në mungesë të Aleksandros Kouros, i pezulluar me kartonë të verdhë, do të luajë braziliani Jacskon Ferreira. Nga ana tjetër, te Kukësi rikthehet Lulaj në qendër të mbrojtjes. Titullar është gjeorgjiani Tsintsadze, kurse Limaj luan në krah të sulmit. /abcnews.al

TEUTA-KUKËSI
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, E. Vila, Karabeci, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdic, Kotobelli, Demiri, Taipi, Tsintsadze, Matheus Leiria, Limaj, Ibraimi. Trajner: Mirel Josa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!