Formacionet, Liverpool-Milan: Klopp e nis pa Van Dijk e Mane, Rebic mbulon mungesën e Ibras

schedule20:14 - 15 Shtator, 2021

schedule 20:14 - 15 Shtator, 2021

Milan rikthehet sot në Champions League pas një mungese të gjatë dhe sfidon Liverpool në Merseyside. Para kësaj sfide trajnerët kanë zbardhur formacionet zyrtare.

Klopp vjen me surprizën e madhe të lënies në stol të Virgil Van Dijk, teksa qendra e mbrojtjes i besohet Joe Gomez dhe Joel Matip, të dy me defekte në të shkuarën.

Ndërkohë, dhe Mane nuk e nis ndeshjen nga minuta e parë. Në krahun e tij është zgjedhur Jota, i cili shoqërohet nga Salah dhe Origi.

Ndërkohë Milani, siç dihej vjen pa armën më të rëndë, Ibran. Suedezin e zëvendëson Rebic. Pjesa tjetër e ekipit janë emrat që priteshin, pa surpriza. /abcnews.al