Formacionet/ Kukësi-Bylisi dhe Kastrioti-Teuta, trajnerët rreshtojnë skuadrat

schedule14:09 - 8 Tetor, 2022

schedule 14:09 - 8 Tetor, 2022

Dita e sotme ka rezervuar dy sfida mjaft interesante në “Abissnet Superiore”, të vlefshme për javën e 7-të të saj.

Të dy duelet do të luhen në të njëjtën orë 15:00. Në “Kukës Arena” ka udhëtuar Bylisi për t’u përballur me Kukësin, në një takim që verilindorët do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon në shtëpi, ndërsa nga krahu tjetër ballshiotët tentojnë një tjetër surprizë.

Nga Kukësi në Kamëz, Kastrioti pret Teutën, në një tjetër duel që pritet të jetë i luftuar, me dy ekipet që do të tentojnë 3 pikët.Krutanët në renditje kanë 6 pikë, ndërsa durrsakët janë të fundit me 4 pikë.

Për këto sfida trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare me të cilat skuadrat do të zbresin në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare Kukësi-Bylis:

Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca, Berisha, Gyasi, Barbosa.

Bylis: Teqja, Trumçi, Janku, Damcevski, Loran, Maçolli, Qoshku, Anthony, Esquerdinha, Lajthia, Kaçorri

Formacionet zyrtare Kastrioti-Teuta:

Kastrioti: Sali, Kodra, Selmani, Stojanovic, Rami, Karakaci, Hasani, Mehmeti, Zogaj, Morbeck, Greca.

Teuta: Qirko, Marku, Kouro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi,  E.Vila, Beqja, Karabeci, L.Vila, Hebaj. /f.a/abcnews.al