Formacionet: Guindo ia del, Jonuz habit me lëvizjet e bëra te Vllaznia

schedule13:30 - 3 Shkurt, 2020

schedule 13:30 - 3 Shkurt, 2020

Bylisi dhe Vllaznia është një prej ndeshjeve të javës së 20-të të Superiores, që nis prej orës 14:00. Tashmë janë mësuar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Trajneri Veljko Dovedan i është gëzuar gatishmërisë së sulmuesit Salio Guindo, i cili e nis nga minuta e parë kundër Vllaznisë.

Nga krahët do ndihmohet nga Ntephe dhe Ndreca, kurse Hadroj do të luajë në prapavijë, aty ku së bashku me Shkallën, Goxhën dhe Peposhin do të kompletojnë këtë repart. Bajramaj merr një vend në formacion dhe në mesfushë veç tij do të luajnë edhe të zakonshmit Murataj e Mëllugja.

Ndryshime te Vllaznia, që nuk do të ketë Gurishtën të pezulluar. Adili, Malota dhe Shehi formojnë mbrojtjen me tre, kurse nga krahët luajnë Gligorov dhe Marku. Krymi e nis nga stoli. Ramadani, Hygor dhe Lika luajnë në mesfushë, kurse Junior e Sidorenco në sulm.

BYLISI: Hidi, Hadroj, Goxha, Shkalla, Peposhi, Ntephe, Mëllugja, Murataj, Ntephe, Ndreca, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Shehi, Marku, Ramadani, Hygor, Lika, Sidorenco, Junior. Trajner: Mirsad Jonuz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!