Skënderbeu dhe Vllaznia janë gati. Përballja mes tyre nis në orën 13:00 dhe trajnerët Migen Memelli dhe Thomas Brdaric i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do e nisin ndeshjen.
Korçarët kanë bërë një ndryshim në mbrojtje, teksa në qendër luajnë Vitija e Deumfour. Lëvizje edhe në sulm, ku rikthehet Mensah. Ai do të mbështetet nga të rinjtë Pusi e Berisha.
Shkodranët kanë disa lojtarë të pezulluar dhe për herë të parë në kampionat luajnë si titullarë Nertil Hoxhaj dhe Albion Avdijaj.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Dwumfour, Vitija, Zguro, Dowuona, Taipi, Jean Victor, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: Migen Memelli
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, A. Hoxhaj, Avdijaj. Trajner: Thomas Brdaric. / abcnews.al