Vllaznia e Besëlidhja përballen mes tyre prej orës 19:00 dhe pas kësaj ndeshjeje përcaktohet skuadra e 10-të që do të garojë sezonin e ardhshëm në Superiore. Trajneri Hysen Dedja i ka besuar lojtarëve me përvojë dhe nuk tolerohet rezultat tjetër veç fitores.
Nga ana tjetër Plori ka menduar të rreshtojë një skuadër me tre në qendër të mbrojtjes dhe me një mesfushë të ngjeshur. Sigurisht anësorët do të kenë detyra edhe detyra mbrojtëse, pasi Vllaznia pritet të jetë skuadra më kërkuese.
VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku,,Sidorenco, Junior. Trajner: Hysen Dedja
BESËLIDHJA: Vukasinovic, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Cokic,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Djordjevic. Trajner: Elvis Plori

