Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu janë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, që nisin prej orës 16:00. Tashmë janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave, teksa shkodranët kanë ndryshuar vetëm në sulm, me Dilaver dhe Victor Da Silva që luajnë së bashku me Ardit Hoxhajn.
Duro te Laçi ka bërë gjithashtu ndryshime, duke rikthyer kapitenin Ignjatovic në qendër të prapavijës. Shehu është zhvendosur në sulm me Xhixhën, kurse nga fillimi luan i riu Arbër Bytyçi në mesfushë.
Teuta nuk ka bërë asnjë ndryshim, duke luajtur me formacionin tip të javëve të fundit që Martini ka përdorur. Skënderbeu nga ana tjetër nuk lëviz në mbrojtje e sulm, kurse në mesfushë krah Taipit luajnë Vangjeli e Mara. /abcnews.al
VLLAZNIA-LAÇI
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Victor Da Silva, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
LAÇI: Sherri, Marku, Malota, Ignjatovic, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Bytyçi, Shehu, Xhixha. Trajner: Shpëtim Duro
TEUTA-SKËNDERBEU
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.
SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Taipi, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli