“Forcimi i unitetit mes dy vendeve”, Rama-Erdogan konferencë të përbashkët për shtyp

schedule16:32 - 6 Janar, 2021

schedule 16:32 - 6 Janar, 2021

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Turqi në kuadrin e partneritetit strategjik, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, presidenti i Turqisë theksoi së fokusi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjes mes dy vendeve. Po ashtu ai theksoi se në këtë takim u diskutua për çështjet rajonale si edhe luftën kundër terrorizmit.

Lexo edhe: VIDEO/ Rama mbërrin në Ankara, kush e priti në aeroport

“Ne sapo kemi nënshkruar krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë. I Ngritëm në nivel strategjik. Do të zhvillojë më tej bashkëpunimin. Përveçse diskutimit të çështjeve bilaterale folëm edhe për çështje rajonale, kulturore, ekonomike.

Shkëmbyem ide. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e OSBE, dhe që nga janari ka marrë Presidencën e radhës. I uroj suksese Shqipërisë.  Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha. Vendosëm të ndërtojmë 522 njësi banimi për vëllezërit tanë shqiptarë që u shkatërruan.  Unë besoj se ky do të jetë një simbol i ri i uniteti të përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Turqia është partneri tregtar i katërt më i madh i Shqipërisë. Ka më shumë se gjashtë kompani turke që operojnë në Shqipëri, Ne synojmë të rrisin investimet tona në Shqipëri veçanërisht në turizëm.

Po ashtu është nënshkruar restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, dhe besoj që ky projekt do të fillojë në pranverën e ardhshme. Një nga pikat tona kryesore në këtë takim të jetë lufta kundër terrorizmit. Ne nuk do të lejojmë që të ndërhyhet në marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi presidenti turk.

Kryeministri Edi Rama nisi sot vizitën zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Rama e ka cilësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive./abcnews.al/